“San Siro” është gati të mirëpresë Milan- Inter. Po aq gati duket të jenë edhe trajnerët të cilët do të zbresin në fushë lojtarët e tyre, për të marrë vetëm fitore. Në konferencën e zakonshme për shtyp, tekniku i zikaltërve, Luciano Spalletti është shprehur se ndryshe nga sezoni i kaluar, skuadra e tij është më e mirë në të gjitha repartet dhe se një sukses nesër, ashtu si kurse ndodhë në çdo derbi, është më shumë se tre pikë.
“Unë mendoj se derbi është shumë më shumë sesa tre pikë për atë efekt që ka tek lojtarët dhe entuziazmin që sjell tek tifozët. Këtë javë ne nuk kemi menduar as për Barcelonën as për asgjë tjetër, vetëm për ndeshjen me Milan. Ne e dinim që ky sezon do të ishte i ngjeshur. Mendoj se tifozët e Interi-t datëlindjet e bashkëshortëve mund t’i harrojnë, por jo datat e derbit. Në rast fitoreje të Milan-it, ata thjesht do të jenë një pikë më lartë nesh. Edhe Higuain edhe Icardi janë sulmues që të lejnë me gojë hapur me performancën e tyre. Krahasuar me vitin e kaluar, jemi përmirësuar në të gjitha aspektet, u shpreh tekniku italian.
Duke u ndalur tek rivali i tij, Gattuso, 59-vjeçari nuk ka nguruar që ta komplimentojë për stilin e lojës, sipas së cilit mund t’i dhurojë futbollit italian gjëra të bukura.
“Gattuso është një teknik që mund të bëjë gjëra të bukura për futbollin italian, më duhet ta komplimentoj për lojën që po bën ekipi i tij. Ai bën pjesë në grupin e atyre teknikëve të mirë si De Zerbi, Simone Inzaghi, Di Francesco, Martusciello dhe Giampaolo. AC Milan luan mirë, ka parime të ngjashme me ne, si për shembull ndërtimin e ulët të aksionit”, përfundoi Spalletti .
/b.d