Një karvan me 4000 emigrantë ishte nisur nga Hondurasi e po marshonin prej ditësh për në SHBA. Presidenti amerikan u bëri thirrje që të kthehen dhe se do të angazhonte ushtrinë po të afroheshin në kufirin amerikan. Vendeve që do t’i ndihmonin, Trump premtoi se do t’u ndërpriste ndihmat.
Karavani i emigrantëve vazhdoi marshimin dhe sot mbërriti në Meksikë, që nga Guatemala. Por forcat policore meksikane ndërhynë dhe e bënë të ndalojë. Ministri i Jashtëm meksikan tha se përfaqësuesit e karvanit janë njoftuar se tani duhet ta vazhdojnë udhëtimin të shpërndarë, jo në grup. Përndryshe do të vazhdojnë të jenë të ndaluar.
Thuhet se teksa marshonin, emigrantët këndonin në kor: “Në një mënyrë a një tjetër, do të kalojmë. Jemi emigrantë, nuk jemi trafikantë.” Presidenti Trump, ndërkohë, ka falënderuar autoritetet meksikane për bashkëpunimin. /ma.me