Një djalë i ri ka përfunduar në prangat e policisë së Sarandës, pas denoncimit të bërë ndaj tij.
Aljon Pasho, 30 vjeç, banues në Sarandë, u arrestua gjatë kësaj të enjteje.
Prangosja e tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.M. Kjo pasi vajza kishte bërë denoncim në polici, se prej afro një viti, përndiqej nga Pasho.
Në dëshminë e saj e reja tregoi se për shkak të përndjekjes së vazhdueshme, i ishte shkaktuar ankth dhe frikë.
Dyshohet se gjithçka ka ardhur pas ndërprerjes së një lidhje mes tyre.
Pas arrestimit, në ngarkim të 30-vjeçarit, materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Përndjekja”.
/b.d