Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fabrikën e Çimentos në Elbasan, ku dy punëtorë janë zënë nga një masiv çimentoje, ndërsa njëri ka vdekur.
Sipas informacionit paraprak M.S, 56 vjeç banues i fshatit Ulem ndërroi jetë, ndërsa është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan.
Sipas informacionit paraprak të policisë nuk sqarohet se çfarë ka ndodhur por mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Informacion paraprak i policise
“Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi M.S., 56 vjeç,banues në fshatin Ulem, ka ndërruar jetë, si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”
a.ç