Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 30-vjeçar pas denoncimit të një vajze nga ky qytet.
Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Aljon Pasho, 30 vjeç, banues në Sarandë.
Nga hetimet intensive të kryera mbështetur në kallëzimin e bërë nga shtetësia A.M., shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Sarandës.
Sipas kallëzimit të shtetases A.M., prej rreth 1 viti përndiqej nga shtetasi A.Pasho duke i shkaktuar ankth dhe frikë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Përndjekja”.
a.ç