Dorëheqja e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, nuk e pengon vijimin e bisedimeve për çështjet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë një konference për shtyp me homologun turk Mevlut Cavusoglu, u shpreh se, “ministrat ikin e vijnë, e rëndësishme është që problemet të zgjidhen”.
“Raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit dhe besoj se do të vijojmë të jemi në tryezën e bisedimeve me Greqinë për të mbyllur çështjet e hapura të cilat, siç e kam thënë disa herë, e kanë origjinën nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot”, theksoi Bushati.
/b.d