Arda Turan është duke e gjetur vetën në shumë lajme të këqija kohëve të fundit.Ai është përfshirë në një varg akuzash, të cilat nuk janë duke u ndalur në drejtim të tij.
Mesfushori i Barcelonës që është i huazuar në Turqi, është duke u akuzuar nga pushteti turk se është përfshirë në puçin ushtarak që ndodhi në korrik të vitit 2016.Sipas gazetës turke, ‘Hurriyet’ hetimet për lojtarin e Barcelonës janë duke vazhduar dhe se ai mund të burgoset.
Për momentin Turan është i huazuar në Istamboll Başakşehir.Ai është i akuzuar për shkak se e sulmojë një këngëtar pop, ka akuza për përdhunim dhe gjuajtje me armë në publik si dhe për armëmbajtje pa leje.Akuza për puçin ushtarak është e fundit për të, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)