Deputeti socialist Ilir Beqaj tha sot në Kuvend se 700 milionë euro është xhiro vjetore e lojërave të fatit në Shqipëri.
“Kjo do të thotë se përbën 5.4% të GDP-së. Ose 12.5% e asaj që konsumojnë shqiptarët çdo vit. Nuk po flas sesi keqpërdoren këto para. Do t’ju sjell një shembull nga Bulqiza. Kompanitë që transferojnë paratë, thonë se transporti më i madh i parave CASH bëhen nga Bulqiza drejt Tiranës. Për fat të keq paratë nuk shkojnë në familje, por në lojërat e fatit” – tha Beqaj.
Sipas tij kjo nuk do të thotë humbje në ekonomi, pasi pjesa më e madhe e parave të kursyera nga bixhozi, do t’i mbeten familjeve shqiptare.