I kërkoj në terma të forta Meksikës të ndalojë valën e emigrantëve, nëse nuk mundet, do të dërgoj ushtrinë amerikane dhe do të mbyllim kufirin tonë jugor, ka kërcënuar sot presidenti amerikan, Donald Trump në Twitter.
Presidenti amerikan përsërit qëllimin e tij për të shkurtuar ndihmën në vende si Salvadori dhe Hondurasi “që duket se nuk kanë më kontroll mbi popullsinë e tyre”.
Trump në Twitter flet për një “sulm të vërtetë në vende si Guatemala, Hondurasi dhe Salvadori, udhëheqësit e të cilit po bëjnë pak për të ndaluar këtë rrjedhë të madhe njerëzish, duke përfshirë shumë kriminelë, të cilët dëshirojnë të hyjnë në SHBA nga kufiri meksikan”.
/b.d