Anija “Lissus” e Forcës Detare Shqiptare ka marrë pjesë në dy operacione të ndryshme shpëtimi në detin Egje. Anija shqiptare ka shpëtar 73 emigrantë që ndodheshin në bordin e dy gomoneve në emergjencë.
Nga njëra prej gomoneve u shpëtuan 33 persona të cilët u imbarkuan në bordin e anijes “Frontex”. Në mesin e tyre ishin 8 fëmijë sirianë, 6 gra dhe 19 burra.
Kurse gomonia e dytë me 40 emigrantë u shoqërua nga anija “Lissus” deri në imbarkim. Të dyja operacionet në detin “Egje” shkuan me sukses dhe nuk pati asnjë të lënduar.
a.ç