Wembley s’do të shitet, pronari i Fulhamit tërheq ofertën. Stadiumi i kombëtares angleze “Wembley” nuk është më në shitje.
Khan që është edhe pronar i Fulhamit, ka tërhequr ofertën e tij për të blerë stadiumin e Londrës, Wembley, lajm që konfirmohet edhe nga Federata e Futbollit (FA). FA, e cila zotëron aktualisht stadiumin e përfaqësueses së “Tre Luanëve”, është kritikuar së tepërmi nga shumë personalitete të futbollit britanik, pas mësimit të planeve për shitjen e Wembleyt, pavarësisht se Khan ofronte 600 milionë funte, transmeton kp.
E ndërsa drejtues të lartë të FA-së ishin të lumtur për shitjen, vazhdimi i kësaj tentative në mesin e mungesës së mbështetjes nga mbarë njerëzit e sportit rezulton të ketë qenë vendimtare që Khan të tërhiqej.
“Shahid Khan na ka informuar sot se do të tërhiqet nga oferta për blerjen e stadiumit. Neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të respektojmë vendimin e tij”, tha shefi ekzekutiv i FA, Martin Glenn, në një deklaratë.
Wembley do të vazhdojë të mbetet nën menaxhimin e FA, përgatiti Koha. (b.an)