TIRANË- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur sot në një takim Drejtorin e Policisë gjermane Dieter Romann, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Tiranë
Përmes një postimi në Twitter, Xhafaj shkruan se fol për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe thellimin e hetimeve të përbashkëta për kapjen e grupeve kriminale.
“Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe të frytshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë gjermane z. Dieter Romann, i cili gjendet në Tiranë për një vizitë dy ditore.
Konfirmuam bashkëpunimin e shkëlqyer të derisotëm dhe folëm për projekte konkrete në vazhdimësi. Thellim i shkëmbimit të informacionit mes dy policive tona. Hetime të përbashkëta për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të grupeve dhe elementëve kriminalë.
Mbështetje në mjete, logjistikë dhe ekspertizë nga Policia gjermane për Policinë e Shtetit. Për më shumë detaje, nesër në komunikim me mediat dhe publikun së bashku me z. Romann #Shqipëri_Gjermani #operacionetëpërbashkëta #ForcaeLigjit #Antiskifter”, shkruan Xhafaj në Twitter.
Javanews/a.ç