Kryeministri Edi Rama është i vendosur për ta çuar deri në fund nismën e propozuar prej tij për Paketën Antishpifje, duke theksuar se barrën e provës e ka akuzuesi dhe jo ai që akuzohet.
Përmes një postimi Kreu i Qeverisë ka risjellë në vëmendje Paketën Antishpifje, duke bërë me dije se shpifësit do të thirren në gjyq për të vërtetuar akuzat, në të kundërt do të paguajnë.
“Ti duhet të faktosh pse është shpifje!” Autori i kësaj thënie të ditës quhet Analist (Shpifës me pagesë). Pra, ky paguhet për të shpifur e unë duhet të provoj që Shpifësi shpif! JO! Barrën e provës e ka akuzuesi, prandaj shpifësat do ftohen në gjyq të sjellin prova, ose të paguajnë”, – shkruan Kryeministri Rama.
/b.d