Një ngjarje tragjike ka ndodhur në rrugën Transballkanike të Vlorës mbrëmjen e së mërkurës.
Burime nga qyteti bregdetar njoftojnë se një shtetas rreth 70 vjeç është përplasur për vdekje nga një BMW.
Mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me targë AA 708 OU. Autori raportohet të jetë një 27-vjeçar me inicialet O.I.
Ndërkohë, grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
/b.d