Nëse ai ose ajo i përket njërës prej kësaj shenje horoskopi, bëni mirë që ta mendoni disa herë qëndrimin pranë tyre. Sipas astrologëve këto tre shenja janë ato të cilat thyejnë gjithmonë rregullat dhe sjellin përgjithësisht probleme.
Dashi
Njerëzit e kësaj shenje duan të realizojnë gjithçka që kanë në mendjen e tyre. Ata nuk e durojnë dot që dikush t’iu thotë se nuk mund të bëjnë diçka. Ata i shtyjnë edhe miqtë e tyre të thyejnë rregullat. Njerëzit që i përkasin kësaj shenje nuk kanë kohë të presin gjatë për të bërë diçka.
Gaforrja
Gaforret nuk kanë dëshirë të bëjnë çdo gjë që të tjerët duan. Nëse janë të bindur për gjërat që duan të realizojnë nuk pyesin fare. Një gaforre e fut veten më shumë në probleme edhe për të ndihmuar të tjerët. Mundohet të duket “vajza, ose djali i mirë”, por në fund e kupton se pak thyerje rregulli duhet në këtë jetë.
Shigjetari
Një shigjetar pëlqen të thyejë rregullat, më shumë sepse dëshiron të tregojë se askush nuk mund ta komandojë. Sipas e urren faktin që dikush të kontrollojë gjërat që bën. Të gjithë e dinë që njerëzit e shenjës së shigjetarit janë shpirtra të lirë dhe rregullin nuk e durojnë dot.
/b.d