Futbollisti i Manchester City-t “i ka hyrë në pjesë” aktorit italian Fabrizio Corona-s.
Sergio Aguero është fotografuar nga paparacët me ish të dashurën e Corona-s, me të cilën nuk ka shumë që është ndarë, Zoe Cristofoli.
Aguero është shpesh pjesë e kronikave roz pasi flirtet e tij janë lehtësisht të dallueshme. Këtë herë është kapur “mat” nga mediat amerikane që e kanë fotografuar atë me një vajzë misterioze me tatuazhe në një festë në Los Angeles.
Misteri u zgjidh shpejt.
Pasi Zoe është blogere dhe si e tillë poston shumë në rrjetet sociale kështu që fotot e fundit ishin në të njëjtin vend.
/b.d