Itali – Karabinierët e Catania-s kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar, pasi në banesën e tij Tremestieri Etneo kishte fshehur 84 kg marijuanë.
Shqiptari i moshës 35 vjeç, me inicialet M. R. ndiqej prej disa kohësh nga policia italiane, pas informacioneve të marrë në rrugë operative. Gjatë kontrollit të bërë nga autoritetet italiane, 35-vjeçari shqiptar e kishte fshehur drogën në dhomën e tij të gjumit. Policia ka sekuestruar dhe të gjitha sendet e tjera që përdoreshin nga shqiptari për paketimin e marijuanës.
Droga e sekuestruar ishte e destinuar për tu hedhur në tregun e Etneo dhe nëse do të shitej me pakicë do të kapte vlerën e rreth 600,000 Eurove
a.ç