Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas përplasjes që ndodhi në Bruksel me përfaqësues të opozitës, të cilët kërkuan largimin e tij nga salla.
Balla e quajti një shfaqje të turpshme atë që bëri opozita, ndërsa shtoi se ajo u dënuar edhe nga Fleckenstein
Sipas Ballës, Fleckenstein tha se nuk ka ndodhur kurrë që opozita e një shteti të shfrytëzoje mikrofonat e PE për të sharë vendin e vet
“Kurrë Shqipëria nuk ka pasur ka shumë miq në PE sa ka sot. Sjella e PD në Bruksel nuk e prishi qëllimin e mbledhjes. Shfaqja e opozitës në PE, një akt i turpshëm. Opozita ende nuk dihet ku është dhe ajo shfaqe e turpshme në PE le të jetë një akt i fundit i sjelljes në vite të ndryshme i gjithë politikës shqiptare në Bruksel.. Fleckenstein deklaroi se nuk ka patur asnjë vend tjetër që opozita të shfrytëzoje mikrofonat e PE për të sharë vendin e vet. Kemi çfarë kemi duhet ta diskutojmë me njëri-tjetrin. Duhet të kuptojmë që duhet të kemi të gjithë një mesazh, Shqipëria është një vend në rrugën drejt BE dhe sjellje të tilla nuk i bëjnë nder Shqipqërisë”, deklaroi Balla
Kreu i grupit parlamentar të PS-së ka ftuar opozitën ti japë fund procesit të bojkotit. Balla tha se një rekomandim i tillë vjen dhe nga deklarata e votuar nga Parlamenti Europian.
“Rekomandimet përfundimtare të takimit flasin për një ndërprerje të bojkotit nga ana e opozitës. Opozita duhet të ndërpresë bojkotin dhe të marrë përgjegjësitë që i takon. I kemi besuar dy komisione kryesore që kanë lidhje me procesin”, tha Balla
Javanews/a.ç