Një ish-punonjës i ujësjellësit të Fierit është arrestuar sot nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur lekët e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën. Sipas informacioneve mësohet se bëhet fjalë për Ramis Lushakun, 53 vjeç, banues në Hamil, i cili ishte shpallur në kërkim.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 10.05.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Shtetasi Ramis Lushaku duke qenë faturist te ujësjellësi Fier, lekët e qytetarëve nuk i ka depozituar por i ka përvetësuar duke shpërdoruar detyrën.
MA.ME