Trump nuk tërhiqet nga betimet dhe këtë e provoi më së miri sot, teksa SHBA ka vepruar sipas paralajmërimeve të shtatorit, duke vendosur për një valë të re sanksionesh ndaj Iranit.
Thesari amerikan njofton se 20 subjekte, duke përfshirë katër banka, do të preken nga sanksionet e reja mbi Iranin.“Ky rrjet i bazuar në Iran është i njohur si Bonyad Taavon Basij, i cili është përkthyer si Basij Cooperative Foundation, dhe përbëhet nga të paktën 20 korporata dhe institucione financiare”, thuhet në njoftim.
Sanksionet synojnë katër banka iraniane – Banka Mellat, Sina Bank, Banka Parsian, Mehr Eqtesad Bank – dhe pesë firma investimi, duke përfshirë kompanitë Negin Sahel Royal dhe Mehr Eqtesad Financial Group.
Politika sanksionare e SHBA kundër Iranit ka filluar kur marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit u përkeqësuan pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja e përbashkët bërthamore e Planit të Veprimit Gjithëpërfshirës në maj, përcjell GSh.
Sanksionet e vendosura sot do të godasin rëndë eksportet e naftës dhe operacionet bankare të Iranit dhe pritet të shkëpusin shtetin e Lindjes së Mesme nga kanalet financiare ndërkombëtare. (b.an)