Prestigjiozja britanike Daily Mail i ka kushtuar një shkrim kopshtit zoologjik “Safari Park Zoo” që ndodhet në Fier.
Këtë park zoologjik autorja e shkrimit e quan “kopshti zoologjik nga ferri”.
“Fotot e marra në kopshtin zoologjik të Safarit në Fier, në jugperëndim të Shqipërisë, tregojnë një luan të kequshqyer që jeton në kushte skandaloze dhe me një sy që i është qërruar.
Kafshë të tjera, duke përfshirë një zebër, një ujku dhe disa dre, janë parë të mbyllura në kafaze të shkreta të betonit në parkun zoologjik në pronësi private”, shkruan gazetarja.
Më tej në shkrim bëhet me dije se autoritetet shqiptare po nxiten nga aktivistët që të ndërmarrin veprime ndaj këtij parku pasi u shfaqën fotografitë që ekspozuan kushtet tronditëse në të cilat jetonin kafshët.
“>Organizata ndërkombëtare e mbrojtjes së kafshëve, e cila ka qenë aktive në Shqipëri vitet e fundit, e quajti situatën në këtë kopsht zoologjik “absolutisht të papranueshme”.
Më poshtë do të shikoni fotot që janë realizuar në Fier, tek “Safari Park Zoo”./a.ç