1854 – Lindi shkrimtari anglez me origjinë irlandeze Fingal O’Flaherty Wills, i njohur si Oscar Wilde, një nga figurat më të shquara përfaqësuese në letërsinë angleze të shekullit të 19-të. Shkelja e tij demonstrative e konventave sociale viktoriane përfundoi me një dënim dyvjeçar me burgim (1895) për homoseksualitetin. Ai vdiq në Paris në vitin 1900 në varfëri dhe i mbuluar me turp.
1793 – Për shkak të tradhëtisë, përballë rreth 300,000 parisienëve, u ekzekutua në gijotinë mbretëresha franceze Mari Antuanet, gruaja e Luigjit XVI dhe vajza e perandoreshës së Austrisë Maria Tereza (Maria Theresia). Gjatë Revolucionit Francez, ajo u bë një person i urryer pasi thuhet se i tha popullit të uritur: “Nëse nuk keni bukë, hani ëmbëlsira”.
1886 – Lindi burri i shtetit izraelit David Ben Gurion, një nga udhëheqësit e lëvizjes për të krijuar një shtet hebre, u be kryeministri i parë nga 1948 deri 1953 dhe përsëri nga 1955 deri 1963.
1888 – Lindi shkrimtari amerikan Eugene Gladstone O’Neill, krijuesi i dramës moderne amerikane, dramaturgu i parë amerikan, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1936. (b.an)