Një sulm me molotov është kryer ndaj komisariatit në qendër të Athinës mbrëmjen e djeshme. Një grup anarkistësh që kundërshtojnë politikat qeveritare kanë sulmuar komisariatin e kryeqytetit duke lënë të plagosur 4 policë.
Sulmi është kryer me bomba molotov rreth orës nëntë mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Veranzeru”. Si pasojë janë plagosur katër efektivë – tre prej të cilëve u transferuan në spitalin ushtarak për të marrë ndihmën e mjekut, ndërsa efektivi i katërt kishte plagë të lehta.
Sulmi u krye nga një grup prej rreth 50 personash, të cilët i kanë vënë flakën me bomba molotov hyrjes së komisariatit , autobusit të policisë , dy makinave të policisë si dhe dy mjeteve civile, ndërsa më pas ata janë drejtuar drejt zonës “Eksarxia”. Shoqata e Policëve të Athinës do të organizojë një protestë në mbrojtje të uniformave blu.
ma.me