Australia po mendon që të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Lajmin e bëri të ditur kryeministri australian, Scott Morrison. Ai tha se “Australia mbetet e angazhuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez”. Morrison shtoi se do të konsultohet me kabinetin e tij dhe kombet e tjera përpara se të merrte ndonjë vendim.
Kundërshtarët politikë të Morrisonit thanë se kjo deklaratë ishte “mashtrim për vota” përpara zgjedhjeve. Ambasada e SHBA u zhvendos nga Tel Avivi në Jeruzalem, në maj.
ms.me