Identifikohen protagonistet e skenës “Far West”, qe ndodhi rreth orës katër të së shtunës në Alba Adriatica të Italisë, ku një shqiptar është qëlluar me thikë, ndërtesa një italian me armë zjarri.
Mediat italiane raportojne sot se shqiptari qe ka qelluar me arme zjarri eshte identifikuar si Arlin Cera, 33 vjec dhe punonte si kamarier. Nderkohe qe italiani, eshte identifikuar si Lillo Luciani, 38 vjeç, nga Bari, me banim në Villa Rosa.
Sipas mediave lokale, sherri nisi brenda Hotel Resorant “Atlante”, ku po zhvillohej një mbrëmje me muzikë, e më pas vijoi në ambientet e jashtme.
Ne sherr e siper, shqiptari u qëllua me thikë brenda lokalit dhe një italian 38 vjeç nga Bari. Ne mbrojtje, ai nxori pistoleten duke qelluar me te italianin, jashte ambienteve te restorantit.
Policia ka bere me dije se ka identifikuar edhe dy persona te tjere te perfshire ne kete perleshje, me pasoje dy te plagosurit, por emrat e tyre nuk jane bere ende me dije.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga karabinierët, ka pasur një përplasje me fjalë mes një grupi italian dhe një grupi shqiptar. Dikush nxori pistoletë dhe qëlloi 2 herë ndaj 38-vjeçarit i cili po përpiqej të largohej. Plumbat e prekën në pjesën e barkut. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, megjithatë jashtë rrezikut për jetën. I lënduari tjetër, shqiptari ka pësuar disa goditje me thikë në trup dhe parakrahë. Ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të dy të plagosurit janë me precedentë të mëparshëm. Shqiptari raportohet se është i pandehur, pasi është kapur me mallra të vjedhur së fundmi.
Mediat italiane bejne me dije se gjithcka pritet te sqarohet nga deshmia qe do te japin dy personat, qe per fat jane jashte rrezikut per jeten.
Për momentin disa dhoma të Hotel Atlante janë ende nën sekuestrim: restoranti, kuzhina (ku ndodhi rrahja e kamerierit) si dhe dy ambiente te tjera ne hotel. /ma.me
ma.me