Deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka votuar kundër propozimeve të tre projektligjeve me anë të së cilave synohet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës.
“Mund të ju konfirmoj se qartas kam qenë kundër agjendës së propozuar, e cila përfshinë tre projektligje me të cilat do të formohet e ashtuquajtura Ushtri e Kosovës. Jemi kundër sepse ajo është kundër vullnetit të qytetarëve serbë në Kosovë”, ka thënë Simiq për RTS, përcjell Klan Kosova.
Simiq që është anëtar i Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është kundër Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OBK-së.“Ushtria shkakton dëme të paimagjinueshme për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe Metohi por poashtu edhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, ka thënë Simiq. (b.an)