Duke iu referuar disa burimeve mediat ndërkombëtare si CNN raportojnë se Arabia Saudite po përgatit një raport ku pranon se gazetari Saudit Jamal Khashoggi ka humbur jetën teksa merrej në pyetje në konsullatën saudite të Stambollit. Sipas raportit, marrja në pyetje ka shkuar keq dhe synonte rrëmbimin e tij nga Turqia. Një burim thotë se raporti ka të ngjarë të konkludojë se operacioni është kryer pa lejen e autoriteteve te Arabise Saudite dhe se ata që janë përfshirë do të mbahen përgjegjës.
Gazetari Saudit i Uashington Post u pa për herë të fundit në publik kur ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll në Turqi më 2 tetor. Më parë, autoritetet saudite kishin deklaruar se Khashoggi ishte larguar nga konsullata në të njëjtën dite që kishte hyrë në ndërtesë.
Autoritetet Turke kanë kërkuar që konsullata Saudite të japë fakte se gazetari i njohur ka dalë nga ndërtesa ndërkohë që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të udhëtojë për në Arabinë Saudite për çështjen e gazetarit të zhdukur, Jamal Khashoggi.
ma.me