Shpallen kriteret e vlerësimit, dokumentacioni dhe datat e konkursit për drejtues të shërbimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas njoftimit të shpallur në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social, hapet gara për 41 drejtues të shërbimeve mjekësore universitare në QSUT.
Shpallja e bërë për vendet vakante specifikon se, aplikantët duhet të kenë eksperiencë jo më pak se 10 vjet në specialitetin përkatës të shërbimit për të cilin konkurojnë. Gjithashtu një kriter tjetër që kandidatët duhet të plotësojnë është paraqitja e një projekti 4-vjeçar për zhvillimin dhe drejtimin e shërbimit, që do të shërbejë si bazë për vlerësimin e punës së drejtuesit të ardhshëm të shërbimit që i ka paraqitur ato.
Shpallje për datat e konkursit dhe kriteret e vlerësimit
Data e aplikimit për procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për drejtues të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare do te jetë nga data 19.10.2018 ora 09:00, deri më 05.11.2018, ora 16:00. Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë zyrës së burimeve njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë. Data e zhvillimit të konkurimit do të jetë data 19.11.2018, dhe në vijim.
ma.me