Nga Petrit Brokaj
Ishte e dyta herë që ndodheshe për vizitë në Tropojë, qysh prej 26 shtatorit të vitit 2000. Atëhere ishe kryeministër. Nuk harrojë atë pritje të shëmtuar që tu bë jo nga populli i Bajram Currit, por nga ca antimitingashë që vetëm pjesë e atij populli nuk ishin.
Nuk harroj gjithashtu ato fjalë me të cilat ju drejtove njerëzve të grumbulluar, pa i diferencuar: “ Nuk kam ardhur për tju përçarë, por kam ardhur për tju bashkuar“. Ishin fjalë të mënçura dhe të duhura për atë atmosferë të krijuar, jo nga ata që ishin aty, por nga skenaristët e saj, nga ata që ishin mësuar me antimetingje.
Ndoshta kishe për të thënë edhe fjalë të tjera, por nuk të lanë. Mú fiksua, dhe pas ca kohësh, e gjeta atë djalin tropojan me mustaqe, që duke të mbrojtur ty me trupin e tij, u drejtohej me dhimbje antimentingashëve: “ Mosni bre burra! Mosni“.
Ai quhej Qazim Gjongecaj. Dhe ai tjetri që të mbrojti nga antimentingashët që erdhën deri te Hotel Turizmi, ishte vëllai i Qazimit, pronar i hotelit dhe kryetar i PD në Tropojë, Halili. Atë ditë, ata ishin simbolet e vërtetë të tropojanëve patriotë.
Kjo ngjarje mu kujtua kur të pashë para disa ditësh në vizitën e dytë po në Bajram Curri. Ishte një tjetër atmosferë.
Këtë herë ishte një pritje tradicionale, miqësore, me këngë e me valle që tropojanët kanë pritur e presinë çdo udhëheqës.
Si atmosferë, nuk kishte asgjë të veçantë nga tradita që kanë tropojanët për të nderuar mikun. I veçantë këtë herë ishe ti. Këtë herë, ndonëse shkoje atje si President, më shumë na u duke si I dërguar I Sali Berishës.
Dhe kur të rrëmbejnë emocionet dhe borxhet për mikun Sali Berisha, natyrishtë do të harroje kreshnikët e Tropojës me në krye Bajram Currin. Do të harroje gjithë ata djem tropojanë që u vranë me njeri-tjetrin në kohën e qeverisjes së Sali Berishës.
Do të harroje se, rruga e gjysëm kombit(se kombi nuk është I plotë pa Çamërinë), s´ka patur nevojë për vendosmërinë dhe heroizmin e Sali Berishës, por ka patur akuza për vjedhjet që u bënë gjatë ndërtimit të saj. Harrove të thoshje dy fjalë për Qeverinë, për gjithë atë çfarë ka bërë edhe në Tropojë.
Po, kur ndave ato dekoratat, nuk tu kujtua akti heroik e patriotik I vëllezërve Qazim e Halil Gjongecaj? Pra, ti , Ilir Meta, harrove të silleshe si President. Prandaj të pyes : po kur të vishë në Vlorë, çfarë do të thuash për Sali Berishën, për atë që I bëri (jo vetëm këtij populli) në vitin 1997 dhe për bëmat e tjera që I bëri më pas Atdheut tonë dhe tëndit?
Ilir Meta nuk eshte presidenti shqiptareve sidomos i
I shqiptareve te ndershem .