Ruben Pinar është goditur me brirë nga demi, pasi po jepte një shfaqje në Madrid të Spanjës.
Goditja e ka hedhur matadorin në ajër, ndërsa turma shikonte e tmerruar. Atë e dërguan në spital me gjendje mjaft të rëndë, dhe iu nënshtrua një operacioni emergjent, ndërsa nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore. (TemA)