Një nga lagjet e varfra të qytetit të Librazhdit shumë shpejt do të ketë një kopsht të ri për fëmijët. Ky fakt u bë i ditur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se tashmë është gjetur financuesi për ndërtimin e këtij kopshti fëmijësh.
“Shumë shpejt, përmes “Fondit të Edukimit” që do të krijojmë me të ardhura nga shpifësit do të ndërtojmë një kopsht për këtë lagje.
Ka qenë një kërkesë prej shumë vitesh e banorëve dhe më në fund kemi një mundësi të artë për të gjetur fondin për kopshtin për fëmijët e kësaj lagjeje”, -tha ai.
Kujtojmë se këtë deklaratë Balla e bëri edhe dy ditë më parë, pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha u paraqit në Prokurorinë e Tiranës pas padisë që socialisti bëri ndaj tij për çështjen ‘Xhisiela’. (BW)