Nga Myslim Pasha/
Sali Berisha që nga viti 2009 e këndej s’iu nda së mbrojturi Marrëveshjen e parë për delimitimin e detit me Greqinë, me të gjithë përkushtimin e tij për ta larguar e për ta mbuluar, atë Pakt Pushtimi Marrëveshja ishte përgatitur në mënyrë të shpejtë e të fshehtë, e firmosur nga Ministrat e jashtëm në prani të Kryeministrave.
Sali Berisha nuk hoqi dorë në aspekti tekniko ligjor për të mbrojtur metodën e barazlargësisë strikte që çonte në humbje Shqipërinë. Për personazhet negociatorë dha poste më të larta dhe s’kurseu sulmet ndaj mediumeve dhe oponencës profesionale. Me po me të njëtin vendosmëri sulmoi Gjykatën Kushtetuese, duke aluduar se situata ishte përgatitur nga një shtet i tretë…( ndikim I Turqisë!!!…etj). Kaluan nëntë vjetë dhe pritet që të mbushet viti i dhjetë nga ai moment historik i trazuar.
Që nga janari i këtij viti, e në vijim, Sali Berisha ka qënë i vetmi burim që ushqente njoftime për negociatat dhe negociatorët e rinj.
Sidomos pas takimit të Kretës.
Me siguri që brenda strukturave të Ministrisë së Jashtme dhe të Europës ai ka njerëzit e tij që e informonin, kur pjesa tjetër e mediumeve dhe oponenca e shoqërisë civile, mbahet ende në hermetizëm.
Sali Berisha permëndi me emër dhe dy anëtarë të Grupit Negociator, duke iua shpalosur edhe biografitë, mospërkimet, po ashtu shfaqi edhe imazhe të pranisë së tyre në Takimin e Kretës, duke hamendësuar edhe për pazare ( më jep atë hapësië…. të jap këtë zonë…!) që kishin filluar. Ai ngriti zërin në mbrojtje të Zonave Ekonomike Eksluzive Naftëmbajtëse duke deklaruar se “ai me të tijtë, me trupat të shtrirë! do të vendoseshin në hapësirën detare, në mbrotje të pasurive përrallore!”
Po ashtulloj ai komentoi për herë të parë metodat dhe principet duke u qasur me “equite= equity= equitable solution…” të cilat s’i kishte pranuar gjer atëherë. Hollësitë vijonin, ai fliste për vonesë në “blerjeve të softëare-s grafike” nga pala shqiptare. Ndiqte veprimtarinë brendshem të grupit dhe anëtarëve të veçantë të cilat nuk kishin pranuar të firmosnin… ( ai deklaroi për ata se “ishin patriotë…etj) ”
Të gjitha këto pandehma, për herë të pare, në shumë informacione të tjera atij i dolën parashikimet.
Informacionet që mbërrijnë nga vendi fqinj , të përkitura edhe me ato të Berishës, na rrëfejnë se e sotmja e Paktit Detar-2 është e përngjashme me atë të Paktit Detar-1.
Prej këtij çasti Sali Berisha filloi të heshtë. E pabesueshme!
– Mospranimi i palës greke të principeve dhe metodave që i sigurojnë Shqipërisë zgjidhje ne drejtë dhe të ndershme,
– mospranimi i” equite”
– shmangja nga diskutimi për Zonën Ekonomike Eksluzive , të vetmen në Otranto,
– shmangia po ashtu edhe e Barketës shqiptare… etj
Këto e kanë bërë Berishën të ndërroje mëndje.
Po a ka rënë në gjum ky i pagjumë!?!
Dyshohet! Shurdhëria brenda zhguallit të tij është e përkohëshme.
Kush është çelsi i enigmës?
Ndofta, mendohet se ajo që ka ardhur dhe pritet të kryhet , e afron atë jo vetëm me palën Greke me të cilën e bëri marrëveshjen e parë, por edhe me Kryeministrin e sotëm i cili e ka akuzuar atë për tradhëti kombëtare. Ky përkim do të bëjë që t’i ngelet në kurriz Kryeministrit të tanishëm, barrikada që ka ngritur Gjykata Kushtetuse e Shqipërisë me nenin 4/4:
“Nuk duhej të ishte zbatuar parimi i barazlargësisë strikte për përcaktimin e kufirit detar, i cili ka sjellë pasoja të disfavorshme për shtetin shqiptar duke humbur padrejtësisht sipërfaqe të konsiderueshme hapësirash detare, për shkak se dy brigjet kanë kushte gjeografike të ndryshme. Në vend të tij duhej zbatuar parimi i barazlargësisë i kombinuar me ekitene (frëngjisht equite ose anglisht equity), i cili bën të mundur arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndërshem.”
Në kushtet kur kënaqen synimet gjeostrategjike dhe ekonomike të Greqisë në Veriun e Detit Jon, Otranto dhe Kanalin e Korfuzit, krijohen mundësi dhe zbutje të fqinjit jugor në hapjen e rrugës për në BE.
“BE”?
Ky do të jetë moment tjetër ndryshimi për Berishën, shpresë që ai të zgjohet dhe t’ia fillojë luftës nga e para, për të akuzuar Qeverinë e Sotme për Tradhëti.
Ja kjo është një histori groteske e heshtjes së Sali Berishës dhe hedhjes në det të interesave kombëtare.