Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion gjatë 12 orëve të fundit, ndërsa ka pezulluar 32 leje drejtimi dhe ka vendosur në pranga 6 shoferë për shkelje të ndryshme. Policia bën me dije se janë vendosur 136 gjoba për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Tiranës kontrolle të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, përgjatë fundjavës.
Gjatë 12 orëve të fundit janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në nivele që variojnë, nga 0.53 mg/l – 1.08 mg/l.
Gjithashtu nga kontrollet :
– Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 215 km/h.
Si dhe janë vendosur 136 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore 🚔👮♀, mbetet e angazhuar me të gjitha burimet e saj njerëzore dhe logjistrike për të garantuar siguri, për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Fundjava është akoma me e bukur dhe e sigurt, nëse ju nuk drejtoni 🚘, pas përdorimt të 🍻🥃, dhe nëse ju nuk qarkulloni me shpejtësi ✈