Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj vijon përgenjështrimet e akuzave të PD.
Përmes rrjetit social Twitter, Xhafaj shkruan:
“GËNJESHTËR e TURPSHME! Lulzim Basha deklaroi në konferencë për media: “Nga qendra e Tiranës, nga zemra e Tiranës në Bllok, nga Shkodra, në Vlorë, në Elbasan, në Durrës, grupe të rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit”.
Opozita nuk bën gjë tjetër, veçse një sulm agresiv të qëllimshëm, për të krijuar një perceptim të gabuar rreth rendit dhe sigurisë në vend. Kjo padyshim për të nxirë imazhin e vendit dhe të Policisë. Por ja E VËRTETA në shifra!” – thotë ministri i Brendshëm teksa poston grafikët e mëposhtëm.
/b.d