Zbardhet dëshmia që dha ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda deputeti i PD-së Ervin Salianji lidhur me çështjen ‘Babalja’.
“Kam marrë informacion që nje person kerkonte zyrtare te larte ne Seline e PD, perfshire edhe mua, duke thene ne kafen e PD qe ai kishte qendruar gjate me Albert Veliun per ta mbrojtur dhe ruajtur nga kercenimet pas publikimit te audiopergjimit ku perfshihej ne trafik droge vellai i ministrit te brendshem dhe kerkonte te paguhej per sigurine e Veliut” -mësohet të jetë shprehur Salianji.
‘Balkanweb’ shprehet se Salianji ka përmendur emrin e Florenc Hoxhës si personi që ia dorëzoi videon e dytë.
“Alizoti kercenonte se nese nuk paguhej ai do shkonte te marrte leke nga PS duke u shtirur si Agroni. Ne keto rrethana duke qene se kam qene nje prej deputeteve qe kam publikuar audioskandalin ku vellai i ministrit ishte perfshire ne trafik droge ai me kerkonte dhe mua. E theksoj nje person i panjohur per mua” – ka thënë Salianji.
/b.d