Deputeti i Partisë Socialiste Fate Velaj është takuar me kancelarin austriak Sebastian Kurz.
I njohur për jetën e tij mes Shqipërisë dhe Austrisë, ai ka pasur një mëngjes interesant të cilin e ka rrëfyer në rrjetin social Facebook.
Velaj tregon se kancelari është treguar mjaft miqësor dhe ka ndarë një bisedë të shkurtër.
Ndër të tjera ai shkruan:
“…sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha: nga po vjenë? nga Tirana, – i thashë.
Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në parlamentin europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, – tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin…”, nënvizon Velaj.
a.ç