Kryeministri Rama ka postuar një video në rrjetin e tij social të “Facebook”. Përmes saj ai fton qytetarët në edicionin e dytë të Panairit “Shqipëria Punon Tokën” që do të mbahet sot dhe nesër në sheshin Nënë Tereza.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë ftesë për të mos humbur edicionin e dytë të Panairit “Shqipëria Punon Tokën” që do të mbahet sot dhe nesër në sheshin Nënë Tereza, ku do të mund të shihni e shijoni produktet më të mira shqiptare të më shumë se 729 fermerëve e sipërmarrësve nga i tërë vendi, ju uroj një ditë të mbarë 👩🏻🌾🌾🍎