Pas publikimit të dy fotove ku Sali Lushaj shihet në një tavolinë me Fredi Alizotin dhe Bablen, Lushaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur Stresi, ka shkruar se publikimi i këtyre dy fotove, u bë shkas që ai të pranonte se kishte dalë me Alizotin dhe Babalen.
Ai shkruan më tej se këto fotot i “zgjuan mall, duke i kujtuar fletë rrufetë e asaj kohe të viteve 80’, ku mbi 400 të tilla, të gjithë organizatave të rinisë e të frontit të gjithë rrethit, iu drejtuan atij”.
“Kanë ndenjur këtu afër shtëpisë time, se e njihja prej vitesh… Ishin të trembur e pa bukë. Unë iu afrova këtë këtu afër shtëpisë time. Këtë mund ta bëjë kushdo që është shqiptarë”, shkruan Lushaj.
Postimi i plotë:
“Te nderuar Miq ! U ba shkas kjo foto qe ta pranoi se ne kte vend kam dalur me Alizotin e Babalen .Por me zgjoi nga malli kur pash vehten time ne kte vend .Kishte shkruar gazeta e sotme e quajtur shqipetarja.com ku vetem shqipetare smund ta quaj.
Me zgjoi nga malli duke me kujtuar flete rrufete e asaj kohe te viteve 80 ku mbi 400 te tilla te gjithe organizatave te rinise e te frontit te gjithe rrethit mu drejtonin mua. Pse nuke pushuat me dhe sot apo amaneti i Baballareve tuaj?
Po kane ndejtur ketu afer shtepise time se e njifja prej vitesh qysh kur Baballaret e ketyre qe sot i sherbajne kta gazetare me internuan .Ishin te trembur e pa buke .Une ju afrova kte ketu afer shtepise time. shtepise time.
Kte mund ta bej kushdo qe eshte shqipetar. Le te ishte i majte une une do ti gjindesha afer po te me kerkonte ndihem.Se cka fole e deshmuar Si Alizoti si Babalja le te mbajne pergjegjesite e tyre sejcili. Respekte”
/b.d