Pak pas mesditës së sotme ka nisur marrja në pyetje të njëtrit prej dëshmitarëve kyç të dosjes “Babale”, Fredi Alizoti. Ky i fundit është i vetmi person në pranga në lidhje me dosjen që ka sjellë jo pak pështjellime dhe akuza të ndersjellta në politikë.
Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme avokati mbrojtës i Alizotit ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij, i cili vetëm pak ditë më parë u la nga Gjykata e Krimeve të Rënda nën masën e sigurisë burg pa afat.
Sipas avokatit, Fredi Alizoi ka ende për të thënë…
Avokati: “Nuk kërkojmë lirimin, por caktimin e një mase më të lehtë sigurimi personal. Kriteret janë ato që thashë seancën e kaluar që Gjykata e Shkallës së Parë nuk i mori parasysh dhe që shpresojmë që Gjykata e Apelit t’i marrë parasysh”.
Pyetje: Ju keni komunikuar me klientin pas shfaqjes së një videoje të dytë dhe cili është versioni i tij paraprak mes një avokati dhe klienti?
Avokati: Kjo mbetet në kuadër të hetimit siç e thashë është sekret hetimor.
Pyetje: Klienti juaj do të pyetet për të dyja videot apo për më të fundit.
Avokati: Klienti im do të pyetet për të gjithë ngjarjen, nga fillimi deri në fund. Do të thotë të vërtetat e tij dhe do hetohet për të dalë e vërteta. Klienti im ka bërë disa deklarata, do bëjë deklarata të tjera, do thotë të gjithë të vërtetën e tij në funksion të drejtësisë.
Pyetje: Cila është e vërteta e Alizotit?
Avokati: Këtë do ta marrim vesh shumë shpejt.
Pyetje: Ju nuk keni informacion për këtë ngjarje?
Avokati: Unë kam informacion, por siç thashë është në kuadër të hetimit sekretit hetimor dhe dëmton hetimin nëse kemi shprehje paraprake të personave nën hetim.
/b.d