Autoritetet e Serbisë kanë njoftuar se mund ta kthejnë regjimin e vizave me Shqipërinë, transmeton Koha.net.
“Ky hap po merret pasi, për fat të keq, një numër qytetarësh nga Shqipëria e kanë keqpërdorur levizjen pa vizav”- ka thënë ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanovic, raporton media serbe FoNet.
Ai nuk ka treguar detaje se si është bërë ky keqpërdorim. Por disa portale serbe kanë paralajmëruar se kjo masë po zbatohet si reciprocitet pas refuzimit të hapur të Tiranës zyrtare për investimet serbe, siç ishte rasti me Telekomin Serb, që ishte pjesë e kompanive të interesuara për të blerë Telekom Albania.
Vendimi i palës serbe pritet zyrtarisht t’i konfirmohet edhe autoriteteve të Shqipërisë, ndersa do mesohen edhe për arsyet e rikthimit të vizave, e cil ishte një praktikë e zbatuar disa vite më parë.
ma.me