Roberto Mancini nuk po arrin që ta përmirësojë Italinë. Ata kanë barazuar me Ukrainën me rezultat 1-1. Të dielën Italia është mysafirë i Polonisë, ndeshje kjo e Ligës së Kombeve
Italia ka vazhduar me rezultatet negative me Kombëtare. Që nga kualifikimet ku Italia do të shënonte fitoren e fundit kundër Shqipërisë, Azzurri nuk janë zgjuar derisa kanë dështuar në dy ndeshjet zyrtare në kuadër të Ligës A të Kombeve në shtator kundër Polonisë dhe Portugalisë.
Pjesa e parë e këtij takimi ishte e baraspeshuar, me Italinë që kërkonte golin dhe Ukrainën të cilët disa herë kundërsulmuan.
Megjithatë, rezultati mbeti 0-0.
Pjesa e dytë pati një ringjallje te të dyja skuadrave, me Italinë të cilët arritën ta shënojnë golin e parë në minutën e 55’të.
Bernardeschi pati një goditje të fortë në drejtim te portës se portierit Ukrainas, i cili nuk arriti që ta priste atë dhe që ajo përfundoi në rrjetë. Ukraina reaguan menjëherë dhe arritën që të barazojnë rezultatin në minutën e 62’të.
Ruslan Malinovsky shënoi pas një ndërprerje golin e barazimit.Ukraina ishte afër që të shënoi edhe golin e avantazhit në minutën e 70, por topi goditi shtyllën e portës së Donnarummës.Ukraina rrezikoi edhe njëherë në minutën e 79’të, ku Tsigankov për pak sa nuk e përmbysi rezultatin.
Por, minutat e fundit i takuan më shumë Italisë. Mundësinë më të mirë për ta kthyer avantazhin e pati Bonucci në minutën e 84’të.
Italia të dielën zhvillon ndeshjen kundër Polonisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Nga dy ndeshje Italia ka një pikë. Kishte barazuar në shtëpi kundër Polonisë ndërkaq humbi në Lisbonë kundër Portugalisë, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)