Presidenti Meta dekreton gjeneral brigade Nazmi Cahanin me gradën “gjeneralmajor”
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar dhënien e gradës “gjeneral major” për gjeneral brigade Nazmi Cahani.
Nazmi Cahani aktualisht është me detyrë Komandant i Komandës së Forcës Tokësore.
Gjeneral Cahani ka kryer një sërë kualifikimesh, ka ndjekur, Akademinë e Forcave Tokësore (Dega Artileri Tokësore), kursin e Avancuar të Oficerit të Shtabit, Akademia e Mbrojtjes, kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Bashkuar UK, kursin për Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes, NPS Monterey, CA, USA, kolegjin e luftës së Forcave Tokësore Amerikane, PA, USA si dhe kursin i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, AFA, Tiranë.
Ndërsa pjesë e eksperiencës së tij janë edhe detyrat ushtarake si : Shef i Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, FA Komanda e Forcës së Bashkuar, Zëvendëspërfaqësues ushtarak në Përfaqësinë Ushtarake Shqiptare në NATO, HQ , (Planifikim), Shtabi i Përgjithshëm i FA, Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Komandant i Forcës Tokësore.
a.ç