Një ditë pas publikimit të videos ku shfaqet Fredi Alizoti, personazhi për të cilin Prokuroria tha se ka imituar zërin e Agron Xhafaj në audio-përgjim, deputeti demokrat Ervin Salianji thirret për shpjegime
Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Prokuroria ka thirrur për të marrë në pyetje deputetin demokrat, cili duhet të paraqitet ditën e premte në Prokurori.
Salianji publikoi videon mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” duke dhënë edhe sqarime. Ndaj prokuroria pret që deputeti i PD të japë shpjegime për këtë video, e cila më herët u sekuestruar nga Prokuroria në selinë e PD.
a.ç