I ftuar në emisionin më të ri ‘Dritare me Rudinën’ me gazetaren Rudina Xhunga në News24, drejtori për sigurinë publike në Policinë e Shtetit, Gjovlain Loka ka folur për vrasjen në Bllok të pak ditëve më para. Loka është pyetur për situatën e krimit si dhe personave me të kaluar kriminale, teksa tha se policia nuk është Big Brother.
Ai tha se policia mban në vëzhgim personat me të kaluar kriminale dhe me precedentë, por zona e Bllokut është shumë e frekuentuar dhe personat me precedentë e gjejnë mundësinë për të lëvizur.
“Ngjarja në Bllok është ngjarje e rëndë, por duhet të pranojmë se ashtu siç tha Brecani, policia e Shtetit nuk është një Big Brother. Personat me të kaluar kriminale duhet të jenë në vëzhgim. Patjetër që ne si struktura policie e mbajmë në vëzhgim zonën e Bllokut, por është një zonë që frekuentohet shumë dhe është e vështirë piketimi i personave me precedentë. Besimi i qytetarëve tek policia është rritur. Strukturat e policisë janë gjithmonë në gatishmëri”– ka thënë Loka.
a.ç