Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës, Tarek William Saab, ka bërë të ditur në një njoftim për shtyp që “Fernando Alberto Albán, këshilltar në bashkinë e kryeqytetit dhe lider i partisë opozitare Primero Justicia (Pj), është vetëvrarë teksa ishte i burgosur në qendrën e shërbimeve inteligjente venezueliane, Sebin.
Në një interviste telefonike për mediat ai ka shtuar që Fernando Alberto Alban po hetohej për tentativën e atentatit në gusht ndaj presidentit Nicolas Maduro.
Arrestimi i tij pa një mandat prokurorie ishte denoncuar në një komunikatë dy ditë më parë nga Pj.
Sipas informacioneve paraprake që vijnë nga Sebin, Alban ka kërkuar të shkojë në tualet dhe kur ka qenë brenda ka hapur dritaren dhe është hedhur nga kati i 10-të i godinës.
/b.d