Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë, njofton policia
Rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek, mjeti tip “kamion” me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull ende të paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.
a.ç