Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipër, ka folur rreth procesit të reformës zgjedhore.
Schütz ka kërkuar nga Shqipëria që të plotësohen të gjitha rekomandimet e kërkuara nga OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore.
“Ne përshëndesim faktin që procesi i reformës zgjedhore po përparon nëpërmjet paraqitjes këtu ditën e sotme të një dokumenti pune.
Qeveria Federale Gjermane, Bundestag-u Gjerman dhe Bashkimi Evropian kanë nënvizuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë, të cilën ata i kushtojnë zbatimit të Rekomandimeve të OSBE/ODHIR në lidhje me kodin zgjedhor shqiptar. Gjermania mbështet financiarisht punën e ekspertëve të pavarur në procesin e reformës zgjedhore.
Reforma e kodit zgjedhor shqiptar u theksua nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian në Këshillin e Përgjithshëm në muajin qershor si një hap i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë.
Duke pasur parasysh vendimin për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit vitin që vjen, është e rëndësishme që të mos humbni kohë. “, deklaroi Schütz
Ambasadorja i bëri thirrje opozites që të heqe dorë nga bojkoti dhe të kthehet ne parlament.
“Ne presim që të gjithë grupet paralamentare, duke përfshirë edhe opozitën të heqin dorë nga qëndrimi bllokues dhe të kthehen në Parlament për të vijuar menjëherë me reformën gjedhore dhe për ta bërë atë të zbatueshme deri nëzgjedhjet e ardhshme vendore”,shprehet Schütz.
a.ç