Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Devollit, pasi u kap me një armë zjarri kallashnikov.
Në pranga u vu shtetasi Kujtim Muçkalli, 43 vjeç, banues në fshatin Arzë-Devoll.
“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike tip “Kallashnikov”, pa lejen e organeve përkatëse”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
a.ç