Sulejman Starova i ftuar në “Rubrikën Sportive” ka folur për trajnerin e kombëtares të cilin e ka cilësuar si njeri që nxehet dhe provokohet shpejt. Starova gjithashtu ka folur edhe për kampionatin shqiptar duke theksuar se “trajneri i ekipit Kombëtar duhet të shkojë një javë, tek stërvitja e çdo ekipi në Superiore, të shohë si stërvit Gega, si stërvit Shehi”.
“Trajneri nuk ndryshon që nga dita e parë, deri sa mbaron kontrata. Bën pyetje dhe i bën përgjigjet vetë, kjo ka edhe anët negative. Por të jetë një trajner dhe të mos vijë një ditë të Partizanit bie fjala, një javë e të shohë lojtarët. I sheh në 90 minuta në stadium por duhet të shohë një javë radhazi. Duhet ti bëjnë me klauzolë të shkojë me detyrim një javë.
Erdhi De Biazi, unë si drejtor teknik e mora me muhabet. ‘Edhe një herë që erdha, nuk pashë asgjë’, më tha. Por kur trajneri thotë e shoh ndeshjen, i duhet thënë se çfarë po sheh. Panuçi nxehet shumë shpejt, provokohet shumë shpejt”, është shprehur Starova.
ma.me