Një adoleshent i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mbyet dhe viktima është Xh.H, cili ka konsumuar fostoksinë në banesë dhe ka ndërruar jetë në spital. Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar të riun t’i japë fund jetës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07. 10. 2018, në fshatin Mbyet, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi Xh. H., vjeç 18, i cili rreth orës 23:45, vdiq në spital. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.